Wimbledon, William dhe Kate në tribune
27/06/2011 16:45
William e Kate janë fotografuar në tribunën e Wimbledon në mbështetje të idhullit të shtëpisë Andy Murray.
Duka dhe dukesha e Kembrixh, në një vizitë private në All England Lawn Tennis Club, janë ngjitur në tribunën reale për të ndjekur takimin e çerekfinales së turneut.
Në këtë ndeshje britaniku (kreu i serisë 4) është përballur me francezin Richard Gasquet.
Top Channel