Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli po zhvillon ditën e tetë të lobimit për njohjen e pavarësisë në kontinentin afrikan.

Sipas mediave kosovare, deri tani Pacolli ka vizituar Ganën, Nigerinë dhe Marokun, ku është takuar me autoritete të larta lokale.

Sipas burimeve, zëvendëskryeministri po angazhohet fuqishëm që të kthehet në Kosovë me rezultate konkrete.

Gjithashtu, mësohet se ai po punon edhe që Kosova të fitojë sa më shpejt statusin e vëzhguesit në OKB, të cilin deri në vitin 2000 e kishte edhe Zvicra.

Top Channel