Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës, Ismet Kabashi ka deklaruar se do të insistojë për marrjen e kompetencave nga misioni EULEX edhe për pjesën veriore të Kosovës.

Gjatë një debati të zhvilluar në Mitrovicë, Kabashi ka dhënë garancinë për angazhimin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, ai ka premtuar edhe transparencë gjatë punës së prokurorëve, pozita materiale e të cilëve ka ndryshuar sipas tij pozitivisht.

Top Channel