Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e asnjë partie politike.

“Kam qenë dhe do të mbetem pa u anëtarësuar në ndonjë parti politike, në mënyrë që kur presidenti të zgjidhet nga populli të mos thuhet se ka përkrahje nga një apo disa parti”, ka pohuar Jahjaga.

Deklaratën e saj presidentja e ka bërë në një intervistë për gazetën “Bota Sot”, ku ka theksuar se, angazhohet për respektimin e Kushtetutës dhe unifikimin e popullit të Kosovës.

Top Channel