Hyka, 50 mijë euro larg transferimit te Luzerna

27/06/2011 11:10

Tirana është pengesa e fundit e Jahmir Hykës para se të transferohet në Zvicër tek ekipi i Luzernës.

Drejtuesit bardheblu kërkojnë 50 mijë euro për kartonin e mesfushorit të kombëtares. Kjo gjë është parashikuar në klauzolën përfshirë në kontratën e tij me klubin kryeqytetas, e cila është e vlefshme deri në janar të vitit 2013.

Lojtari i talentuar 23-vjeçar ka arritur një marrëveshje me klubin, që militon në Superligën zvicerane. Veçse, nga vetë Hyka, ka pretendime se klubi bardheblu nuk ka shlyer detyrimet financiare ndaj tij, duke qenë shumë prapa në pagimin e rrogës.

Besohet se shifra e parave të padhëna është tepër e lartë, diçka poshtë 5 milionë lekëve të reja dhe futbollisti kuqezi është dakord që të mos paguhet, por edhe të mos pengohet për të ndjekur fatin e tij. Gjithsesi për momentin kjo çështje është kthyer në pengesë dhe nga momentin në moment pritet sqarimi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta