PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Njësitë e FSK-së në Kosovë do të marrin pjesë me kompetenca të plota në
stërvitjen “Skifteri i Ballkanit”, të organizuar nga KFOR dhe EULEX, që
do të mbahet më 30 qershor.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave njësitë e FSK-së do të angazhohen në operacionet e mbrojtjes, të zjarrfikjes, kërkim-shpëtimit, evakuimit mjekësor dhe të mënjanimit të lëndëve të rrezikshme.
Stërvitja në fjalë, thuhet në një komunikatë të KFOR-it, do të shërbejë për rritjen e kapaciteteve themelore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kjo është e para stërvitje kur njësitë ushtarake kosovare marrin pjesë me kompetenca të plota e të përcaktuara.
Top Channel