
Prefekti i Vlorës, Eduart Veçani nuk i ka dhënë aprovimin krijimit të
kalimit në shoqëri aksionere të klubit të futbollit Flamurtarit, duke
kthyer edhe një herë për shqyrtim vendimin e marrë unanimisht në
këshillin bashkiak të Vlorës.
Shkelja e proçedurave për përmbajtjen e aktit të themelimit, mospjesëmarrja e publikut të gjerë, mosrespektimi i kërkesave ligjore për sportin si emri i njëjtë me shoqërinë e mëparshme, janë disa nga arsyet që kanë shtyrë prefektin të marrë këtë vendim.
Mbledhja e këshillit bashkiak ku u miratua kalimi i shoqërisë Flamurtari FC sha, me aksioner të vetëm bashkinë Vlorë, u morën 16 qershor nga këshilli i mëparshëm.
Ajo u përcaktua si urgjente pasi ekipi vlonjat do të përfaqësojë Shqipërinë duke filluar nga paraelminatoret e ligës së kampioneve.
Ende nuk dihet nëse Flamurtari do të arrijë të luajë ndeshjen përballë malazezëve të Buducnost e cila është vetëm tri ditë larg.
Top Channel