
River Plate zbret në kategorinë e dytë, mes skenave të dhunës brenda dhe
jashtë stadiumit Monumental. Një ditë e trishtueshme për skuadrën e
cila për herë të parë në 110 vjet histori dhe me 33 tituj kampion, bie
në kategorinë inferiore.
1-1 ka përfunduar ndeshja e kthimit e Play Out mes River Plate dhe Belgrano, këta të fundit qëndrojnë mes më të mirave falë fitores 2-0 në sfidën e parë. nervozizmi në minutat e fundit arriti kulmin, kur qindra sende të forta u hodhën në fushë nga tifozët e irrituar. Ndeshja u ndërpre për një minutë ndërkohë që u desh ndërhyrja e policsë që situata të qetësohej, por vetëm për pak minuta.
Përleshjet kanë vazhduar edhe jashtë stadiumit monumental. 89 të plagosur, mes të cilëve 39 policë është bilanci i parë i dhënë nga medjat argjentinase.
Kjo që ka ndodhur është pjesa më e tmerrshme e futbollit argjentinas, dhe në të njejtën kohë, një reklamë jo shumë i këndshëm për Kupën e Amerikës, që do të zhvillohet në këtë shtet.
Top Channel