PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Policia serbe është vënë në qendër të një skandali për shkak të publikimit të një videoje ku tregohet një i ri rom, i cili rrihet barbarisht në një stacion policie ndërsa u lutej ta linin të lirë.
Në video tregohet një polic i cili godet brutalisht të riun me kombësi rome.
Policia thotë se videoja duhet të jetë xhirruar rreth 1 vit më parë dhe se të gjitha masat janë duke u marrë për hetimin e kësaj ngjarje. Ministri i Policisë, Ivica Dacic tha se është dhënë urdhër për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë proces, të pezullohen nga detyra.
Për videon ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit gjithashtu ka kërkuar hetimin e videos, pasi bëhet fjalë për një shembull klasik të torturës.
Top Channel