Dy deputetë të parlamentit kosovar kanë kundërshtuar veprimet e policis që largoi besimtarët muslimanë që faleshin në rrugë.

Deputetët, që janë të Partisë së Drejtësisë, në koalicionin qeverisës, kanë ngulmuar në kërkesën për ndërtimin e një xhamie përballe katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, por autoritetet kanë kundërshtuar me argumentin se vendi ku kërkohet ndërtimi është i Universitetit të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës nëpërmjet zëdhënësit të saj tha se xhamia e re do të ndërtohet në njërën nga lagjet e qendrës së kryeqytetit, por jo përballë katedrales Nënë Terezë, pasi territori aty është i zënë për Universitetin e Prishtinës.

Top Channel