F1, Vettel s’ka rivalë

26/06/2011 15:45

S’ka rivalë! Kaq mund të thuhet për garën e radhës së Formulës 1, e cila ashtu si shumë këtë kampionat botëror, ka patur të njëjtin përfundim.

Sebastian Vettel dominon garën për Cmimin e Madh të Valencias duke u
ngjitur për të gjashtën herë në podiumin e vendit të parë në 8 gara të
zhvilluara. 

Piloti gjerman kryesoi garën nga fillimi duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren, pavarësisht kufizimeve dhe rregullave të reja të FIA-s për të “ndalur” Red Bull.

Vendi i dytë shkoi për Fernando Alonso me Ferrarin, ndërsa në vend të tretë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Mark Webber.

Pas kësaj gare, Vettel thellon diferencën në klasifikimin e përgjithshëm duke shkuar si asnjëherë tjetër në historinë e Formula 1, 186 pikë. Vendi i dytë ndahet nga Jenson Button dhe Mark Webber me 109 pikë.

Në këtë garë Sebastian Vettel vendosi një tjetër rekord, u ngjit për herë të nëntë radhazi në podium, (duke llogaritur edhe garën e fundit të sezonit të shkuar) nga të cilat shtatë herë i pari dhe dy herë i dyti.

Formula 1 rikthehet pas dy javësh me Cmimin e Madh të Britanisë në pistën Silverstone, ku priten të tjera rregulla “anti-Red Bull” dhe kopjuesve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA