Komiteti i Helsinkit në Maqedoni lëshoi kritika ndaj qeverisë, lidhur me shkallën e lartë të krimit të organizuar, që sipas tij po pengon integrimin.

Gjithashtu kritika u bënë edhe për kushtet në sistemin e burgjeve dhe korrupsionin.

“Korrupsioni ekonomik, krimi i organizuar kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë bazën, themelin ekonomik të shtetit. Pa luftë ndaj këtyre dukurive ne nuk mund të kemi përparime në lëmin e të drejtave të njeriut”, tha Osman Kadriu, kreu i Komitetit Maqedon të Helsinkit.

Në raportin e Komitetit thuhet se në Maqedoni, në krahasim me vitin e kaluar nuk është bëra asnjë përmirësim përsa i përket të drejtave të njeriut.  

Top Channel