Policët shqiptarë më të “varfërit”

25/06/2011 15:55

Pagat e punonjësve të policisë në Shqipëri janë më të ulëtat nga vendet e
rajonit dhe janë të papërfillshme krahasuar me ato të policive
perëndimore.

Kreu i Sindikates se Policise Sadedin Fishta ben nje krahasim edhe me te thjeshte vetem me policine e Kosoves e cila sapo eshte krijuar. Paga minimale e nje polici ne Kosove eshte 430 euro, ndersa ne Shqiperi 233 euro, cka tregon nje disnivel te larte te shperblimit per punen e bere.

Per kreun e Sindikates se policise paga prej 330 mije lekesh nuk siguron as kushtet me minimale te jeteses se nje polici te patrulles se pergjithshme, dhe ai veren se nje pjese e tyre edhe jane larguar pak kohe pasi kane filluar pune. Me kete page, polici i patrulles qe prezantohet i pari me qytetarin nuk mund te kete kurre nje performance ne rritje kur nuk i sigurohet dot as jetesa me minimale.

Por Bashkimi Europian pas nje asistence te gjate qe i ka dhene polici shqiptare prêt performance te njejte me ato te shteteve te tyre, cka praktikisht eshte e pamundur me keto paga. Shpesh here police te ketij rangu arrestohen prej kolegeve te tyre nen akuzen e korrupsionit pasiv.

Pervec kesaj paga e nje punonjesi policie tatohet me shume ne gjithe administraten shqiptare 26.2 perqind. Ajo qe e rendon me teper poziten sociale te nje polici eshte fakti se eshte eshte me pak i paguari edhe ne vete adiministraten publike shqiptare. Nese cdokush ka pritshmerine e nje policie qe reformohet dhe qe ecen sipas kushteve te BE-se, ne fillim duhet te beje llogarine e nje jetese me 330 mije leke ne muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA