Puna e gazetarëve në Kosovë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Institucionet po bëhen më hermetike në dhënien e informacioneve ndërsa në shumë prej tyre, duke filluar nga Këshilli i Ministrave, mungon edhe zëdhënësi.

Sipas gazetarëve arritja e konsensusit politik për zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga ka prodhuar një presidente kukull për të cilën vendosin gjithcka këshilltarët e saj. Gazetarët shprehen se po përballen me një censurë të madhe edhe në këtë institucion.

Zv/kryeministri Hajredin Kuci u premtoi gazetarëve se shumë shpejt qeveria do të zgjidhë problemin e mungesës së zëdhënësit, ndërsa për dikasteret e vecanta të ekzekutivit, Kuci tha se ato përgjigjen vetë për këtë problem.

Gazetarët vlerësuan si fyes dhe pengues në ushtrimin e detyrës së tyre, nxjerrjen e një rregulloreje nga ana e Kuvendit për ndalimin e qendrimit të gazetarëve në ambientet e hollit të legjislativit.

Në takimin e gazetarëve u theksuan edhe mungesa e transparencës në prokurori, gjykata, KQZ e shumë institucione të tjera.

Top Channel