Jetimët, ende në qiell të hapur

25/06/2011 17:00

Mikele eshte 10 muajsh dhe eshte femija i pare i dy prinderve te rritur
jetime. E ema e tij  Mjafti tregon se prej disa ditesh ajo se bashku me
djalin dhe burrin flene dhe gdhihen ne stola, pasi Drejtoria e
Konvikteve i ka nxjerre jashte.

Mikele ka qendruar per disa dite ne spital, pasi kaloi ftohje.E ema e tij tregon se nuk do te ndahet nga djali dhe bashkeshorti pasi per ta, te qenit prind eshte nje mision shume i rendesishem.

Mjafti eshte e papune, pasi duhet te kujdeset per djalin.Edhe pse eshte jetime ajo nuk perfiton nga statusi i jetimit, dhe nuk merr asnje ndihme ekonomike.Nuk ka mundur te marre te gjitha dokumentat e duhura. Burri i saj eshte I papune dhe ushqimin per djalin e vogel e sigurojne duke lypur ndihme tek fqinjet e tyre.

Por edhe 5 te rinj te tjere kane patur fatin e mjaftit.Pas perfundimit te shkolles drejtoria ekonvikteve ka boshatisur dhomat duke nxjerre edhe keta te rinj ne rruge. Te gjithe kane kerkuar pune prane zyrave te punes, por per ta pergjigja ka qene gjithnje negative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA