Tradita, kultura, historia dhe identiteti shqiptar u shpalosën në
ekspozitën e kostumeve kombëtare të titulluar “Me duar të arta”.
Ekspozita e hapur ne mjediset e Kuvendit të Shqipërisë prezantoi nje koleksion qe permban modele ku riprodhohen në mënyrë artizanale dhe ruhen me besnikëri tiparet origjinale të krahinave që ato përfaqësojnë.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se ndihej krenare për faktin që shqiptarët kanë trashëguar nga e kaluara veshje popullore të mrekullueshme, që e bëjnë shumë të veçantë kulturën dhe identitetin kombëtar të trevave të ndryshme. Koleksioni me modele te kostumeve kombetare shqiptare eshte produkt i stilistes Edlira Sula e cila ndjehej e vleresuar, qe kjo pune shumevjecare dhe fryt i nje tradite familjare te trasheguar brez pas brezi u prezantua ne ekspoziten “Me duar te arta”, ne Kuvendin e Shqiperise.
Ne kete ekspozite moren pjese dhe shijuan kostumet kombetare shqiptare diplomate, mes te cileve ambasadorja britanike, artiste dhe akademike te njohur shqiptare, te cilet vleresuan traditen e jashtezakonshme te kultures dhe etnografise shqiptare.
Top Channel