Plani i tyre fillmisht i ngjante skenarit të një filmi aksion, një tunel i gërmuar prej tyre që të për pak të nxirrte në brendësi të bankës nga ku ata besonin se do të grabisnin sa mundnin.
Taulant Troplini dhe Tahir Belegu dolën para gjykatës penale të Tiranës për akuzen e tentativës për grabitje banke, por aq sa bashkë dukeshin të ishin në atë plan të dështuar, aq të përçarë ishin para gjykatës.
I pandehuri Belegu iu kërkoi gjykatësit Gerd Hoxha gjykim të shkurtuar duke pranuar aktet sikurse Prokuroria i ka depozituar për gjykim, çka do të thotë se ai e pranon akuzën.
Ndërkohë bashkëpunëtori i tij Troplini kërkon zhvillimin e proçesit normal.
Për këtë gjykata e ndau çështjen dhe dy të pandehurit dhe çështja do të zhvillohet në dy proçese veç e veç.
Por në fakt më herët vetë i pandehuri Tahir Belegu ka mbajtur një qendrim tjetër në gjykatë kur ndaj tij iu dha masa e sigurisë.
Ai i tha gjykatës në atë kohë se ishte një biznesmen dhe se punimet në dyqan po i bënte pasi aty do montohej një kasafortë, ku do ruheshin shuma të mëdha lekësh.
I pandehuri ka thënë se tuneli ishte hapur për të salduar një kasafortë duke justifikuar kështu të gjitha sendet e sekuestruara në vendngjarje nga policia.
Por tashmë që ndaj tij është pranuar gjykimi i shkurtuar kur të shpallet vendimi ai përfiton një të tretën e uljes së dënimit.
Top Channel