PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Tre persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një patrullë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, tek lagjia “Tre Rrokaqiejtë”, zonë kjo e banuar me popullsi të përbërë.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti ka deklaruar se asnjë nga policët e përfshirë në këtë incident nuk ka mbetur i lënduar.
Ai ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të motivuar etnikisht, duke thënë se patrulla që ishte objektiv i tre atentatorëve përbëhej nga një polic shqiptar dhe një serb.
Sipas tij, rasti është konsideruar si tentativë vrasjeje dhe dëmtim i pronës shtetërore, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim e sipër.
Top Channel