Liderët e BE-së dritë jeshile Kroacisë

24/06/2011 17:45

Kroacia do të jetë shteti i 28 anëtar i Bashkimit Evropian. Vendimi i shumëpritur ka mbërritur sot në Bruksel në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk kanë dhënë një datë të saktë për hyrjen.

Më e mundshmja do ishte përpara korrikut 2013, e dëshiruar nga Komisioni Evropian.

“Është një moment historik”, ka theksuar presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy.

Top Channel