Bisedimet Prishtinë – Beograd ishin në qendër të raportimit të shefit të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit.

Zoti Hoxhaj u shpreh se është dorëzuar një platformë e bisedimeve, por ende jo projekt-marrëveshjet që priten të nënshkruhen me palën serbe.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm, që është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i kërkoi zotit Hoxhaj informacion të detajuar përsa i përket bisedimeve me Begradin.

Por zoti Hoxhaj tha se platforma e dialogut në Bruksel është përgjegjësi e zv/kryeministres dhe shefes së delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Shefi i diplomacisë kosovare nuk dha një numër të saktë se sa shtete parashikohet të njohin Kosovën këtë vit. Zoti Hoxhaj shprehu gatishmërinë për të raportuar në Kuvend sa herë që ai e kërkon.

Top Channel