Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk
është dhe nuk mund të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Përderisa ka pesë vende të BE-së që nuk e pranojnë pavarësinë, njohja nuk mund të jetë kusht për integrimin e Serbisë”, ka pohuar Cvetkovic.

Reagimi i tij vjen një ditë pasi komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle deklaroi se, para se të anëtarësohet në BE, Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Edhe deputetët gjermanë deklaruan në një seancë në Bundestag se Beogradi duhet të pranojë ekzistencën e shtetit të ri para se t’i bashkohet Perëndimit.

Top Channel