Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se qeveria e tij do të punojë për përmirësimin e standarteve të administratës publike.

Në ditën ndërkombëtare të nëpunësve publik, Thaci ka përmendur rritjen e pagave në këtë sektor, si një nga angazhimet e realizuara të kabinetit të tij.

“Qeveria e Kosovës synon që administrata publike të arrijë standartet ndërkombëtare”, ka deklaruar Thaci.

Në Kosovë janë rreth 70 mijë nëpunës civilë, sektor që ka edhe numrin më të madh të të punësuarve në shtetin e ri.

Top Channel