Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borislav
Stefanovic, ka paralajmëruar se rezultatet e para të bisedimeve midis dy
palëve mund të priten në fillim të muajit të ardhshëm në takimin e
rregullt të delegacioneve në Bruksel.

Rreth kërkesave që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilat këto ditë sërish po dëgjohen joformalisht nga disa përfaqësues evropianë, Stefanovic tha se këto janë interpretime individuale.

“Ne i bashkohemi optimizmit që ka shfaqur ndërmjetësi i bisedimeve, Robert Cooper, që e kanë transmetuar edhe mediat e Prishtinës”, është shprehur Stefanovic, bën të ditur Telegraf.

Top Channel