Peshkopi serb i Kishës Ortodokse në Mal të Zi është paraqitur sot në gjykatën e këtij vendi, për t’u përballur me akuzën e “përdorimit të gjuhës së urrejtjes”.

Peshkopi Amfilohije Radovic ishte përplasur pak kohë më parë me shtetin malazez, pas planit të këtij të fundit për të prishur një kishë në një mal.

“Kushdo që rrënon kishën, le ta rrënojë Zoti bashkë me trashëgimtarët e tij”, kishte deklaruar Amfilohije.

Prokurorët deklaruan se këto fjalë lëndojnë hapur ndjenjat e popullit të Malit të Zi dhe për këtë arsye ngritën akzuzën ndaj tij.

Seanca e sotme gjyqësore është shtyrë, pasi peshkopi ka kërkuar që gjyqtarët e cështjes të zëvendësohen.

Amfilohije është i njohur për nacionalizmin e tij pro-serb. Ai drejton Kishën Ortodokse në Malin e Zi, që është pjesë e Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Beograd.

Top Channel