Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se sundimi i ligjit në Kosovë është një nga parimet bazë të funksionimit të shtetit.

“Besimi i qytetarëve në institucionet e vendit varet shumë nga sistemi i drejtësisë, nga puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga profesionalizimi, përkushtimi, ndershmëria nga puna e pakompromis e tyre, që janë në shërbim vetëm të drejtësisë dhe që zbatojnë vetëm ligjin, në secilin rast dhe ndaj secilit”, ka thënë Jahjaga me rastin e vënies së gurthemelit të Pallatit të Drejtësisë.

Presidentja theksoi se shteti i së drejtës është shtylla mbi të cilën mbështeten proceset demokratike, ndërsa institucionet e drejtësisë do të jenë vendi ku dëshmohet e vërteta.

Top Channel