Komisioneri për Zgjerim ka pritur e ka percjelle sot kryeministrin e
rikonfirmuar te Maqedonise, Nikolla Gruevski, anëtarin e Presidences
Boshnjake, Bakir Izetbegovic, kryeministrin e Moldavise, Vladimir Filat
dhe ministrin e Jashtem Serb Vuk Jeremic.

Te gjithe keta jane ne Bruksel, ashtu si dhe kryeministri Sali Berisha, per te marre pjese ne takimet partiake qe i paraprijne gjithmone, samitit te krereve te shteteve e qeverive europiane.

Por, axhenda e Shtefan Fyle nuk parashoi takim te posacem me kryeministrin e Shqiperise. Madje burime prane kabinetit te Komisionerit, kontaktuar nga Top Channel u shpreh se as nuk ishin ne dijeni per prezencen e liderit te djathte shqiptar ne takimin rutine, te Partive Popullore Europiane.

Pas disa te qeshurash dhe komenteve mbi fotografine e Titos ne zyren e Komisionit Europian, Fyle e Jeremic u perplasen serish per ceshtjen e Kosoves ne konferencen per shtyp, kur u pyeten per te komentuar qendrimin e partise qeverisese gjermane se Serbia ne fund te procesit te antaresimit duhet te njohe pavaresine e Kosoves.

“Unë mund të them vetëm që i respektoj qëndrimet e parlamentarëve të vendeve anëtare. Mandati im është shumë i qartë, e përsa i përket Komisionit, kur i dërguam Pyetësorin Serbisë e bëmë të qartë se deri ku përfshihet e deri ku jo Kosova. Unë besoj se prioriteti i momentit është adresimi i disa çështjeve praktike nëpërmjet dialogut Beograd-Prishtinë. Mesa shoh unë bisedimet shkojnë në drejtimin e duhur dhe presim rezultatet e para në ditët dhe javët që vijnë. Ne kemi përsëritur parreshtur se kontributi i Serbisë në bashkëpunimin rajonal duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës. Duke ndjekur këto këshilla Serbia do të mund të ndjekë rrugën e integrimit. Por unë e kam thënë disa herë se është e rëndësishme që në fund të kësaj rruge të gjendet një zgjidhje ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme rajonale”, tha Fyle.

Ndërsa Jeremic u shpreh: “Unë e kam thënë kaq herë se çfarë mendoj për pavarësinë e Kosovës dhe nuk i ndryshoj asnjë grimë asaj ç‘ka mendoj. Nuk kam dëgjuar nga Shtefan Fyle se kjo përbën një kusht për Serbinë dhe përsa na përket nëve ne jemi fokusuar tek raporti i tetorit. E përsa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, sot, nesër apo në tre muajt, vitet apo shekujt nga sot, qëndrimi im mbetet i njëjti.”
 
Ne takimin me Nikolla Gruevski, Fyle perseriti se per ta merituar rekomandimin e Komisionit, Maqedonia duhet te shpejtoje reformat ne vend dhe te zgjidhe ceshtjen e emrit me Greqine. Per kete ceshtje sot vijon takimi i radhes Gruevski-Papandreu, pavaresisht ndertimit te statujes se Aleksandrit te Madh ne Shkup.

Top Channel