Eksperti i cështjeve të Ballkanit, Vladimir Gligorov ka deklaruar se BE, cështjen e Kosovës po e ruan për në fazën e fundit të negociatave me Serbinë.

Sipas Gligorov, pa zgjidhur përplasjet me Kosovën, Serbia nuk do të mund të arrijë sukses në negociatat për anëtarësimin në BE.

“Serbia dhe Kosova duhet patjetër të përafrojnë qëndrimet dhe kjo do të funksionojë vetëm nëse dy vendet zhvillojnë negociata për cështje të rëndësishme dhe arrijnë marrëveshje konkrete”, ka pohuar Gligorov.

Opinionin e tij analisti e ka shprehur në një intervistë për një të përditshme të njohur austriake.

Top Channel