Agjentë të sektorit kundër krimit financiar të policisë së misionit EULEX kanë bastisur sot zyrat e Kadastrës Komunale në komunën e Gracanicës.

Lajmin e ka bërër të ditur zyra për shtyp e EULEX, e cila përmes një komunikate saktëson se objekt i bastisjeve është bërë edhe zyra e shefit të zyrës së kadastrës.

Sipas burimit, operacionet e kontrollit janë kryer në kuadër të dyshimeve për abuzim me anë të detyrës, konkretisht me shkelje të bëra në regjistrin e kadastrës për privatizimin e disa ish-ndërmarrjeve shtetërore.

Kontrollet ishin autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it, nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve të huaj nga Prokuroria Speciale.

Në komunikatë thuhet më tej se lidhur me këtë cështje prokurorët e EULEX po marrin në pyetje katër persona nga zyra e kadastrës.

Top Channel