Ashley Young tek Manchester United
23/06/2011 17:25
Manchester United ka blerë nga Aston Villa sulmuesin Ashley Young duke firmosur me të një kontratë pesë vjeçare.
Klubi kampion i Anglisë dhe finalist në Champions League nuk ka bërë të ditur detaje financiare të bisedimeve, por sipas gazetave lokale, Red Devils kanë paguar rreth 24 milionë euro.
Kjo është blerja e dytë e United pas mbrojtësit Phil Jones, i marrë nga Blackburn Rovers.
Top Channel