PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Kroacia ka filluar të numërojë mbrapsht për marrjen e dritës jeshile nga Këshilli i Evropës nesër në Bruksel, për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.
Njoftimi do të jepet nga presidenti i BE, Herman Van Rompuy, presidenti i KE, Jose Manuel Barroso dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, para kryeministres kroate, Jadranka Kosor.
“OK” vjen pas miratimit të përfundimit të negociatave të anëtarësimit nga Komisioni Evropian 10 qershorin e kaluar.
Pas Kroacisë, vendet e tjera pretendente për anëtarësimin në BE kanë këtë radhë: Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe pastaj Kosova.
Top Channel