“Ballkan Bazar” mbërrin në Itali

23/06/2011 02:20

“Ballkan Bazar”, filmi i regjisorit Edmond Budina mbërriti edhe në Itali dhe u shfaq përpara kritikës italiane në Romë.

Filmi do të shfaqet në kinematë italiane duke nisur nga data 8 korrik i shpërndarë nga partneri italian në prodhimin e filmit.

Kritika dhe gazetarët pritën me shumë ngrohtësi dhe vlerësuan filmin e Budinës. Ajo u cilësoi si një vepër tragji-komike që pasqyron një aspekt të realitetit ballkanik.

Interes për polemikën e ngjallur nga filmi me kishën ortodokse greke dhe u diskutua reagimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë që e ka cilësuar atë shpifje ndaj priftërinjve ortodoksë shqiptarë.

Regjisori Budina tha se ajo cka shihet në film, pra fakti që shumë shqiptarë marrin pensione nga qeveria greke është e vërtetë. Ai shpjegoi se nuk është pension por ndihmë që u jepet të gjithë shqiptarëve që deklarojnë se janë grekë.

Publiku italian do të ketë mundësi të njoh tani akoma më mirë aktorin shqiptar, i vlerësuar edhe për filmin “Letra ere” në vitin 2003.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA