Presidenti amerikan Barack Obama e ka vlerësuar si “një histori suksesi” ndërhyrjen e aleatëve kundër forcave paraushtarake serbe në Kosovë.

Vlerësimin e tij Obama e ka bërë në një letër dërguar Kongresit amerikan lidhur me luftën në Libi, ku ka ngritur një paralele me luftën në Kosovë.

Duke qendruar tek Kosova, presidenti amerikan është shprehur në letrën e tij se, tani detyra kryesore e trupave të KFOR-it është të sigurojnë një mjedis të qetë dhe lirinë e lëvizjes.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ia drejtoi letrën Kongresit amerikan pas “rebelimit” të disa kongresmenëve

Top Channel