Qeveria e Luksemburgut gjatë tre vjetëve të ardhshëm do të ndihmojë
Kosovën me projekte të cilat kapin shifrën prej 27 milionë eurosh. Kjo u
bë e ditur gjatë takimit që ministri i Punëve të Jashtme i Republikës
së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar me homologun nga Luksemburgu,
Jean Asselborn.

Dy ministrat, ben te ditur Telegraf kanë diskutuar edhe për mbështetjen konkrete që Luksemburgu do të japë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke filluar nga përmbyllja e procesit të liberalizmit të vizave për Kosovën.

Ministri Hoxhaj ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale me Luksemburgun dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara, siç janë arsimi, shëndetësia dhe projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit jetësor.

Top Channel