Numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli po viziton Nigerinë në kuadër të fushatës së tij lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Pacolli do të takohet me presidentin Goodluck Johnathan dhe zyrtarë të tjerë.

Burimet shtojnë se pas Nigerisë, zëvendëskryeministri do të vizitojë Republikën e Togos dhe atë të Beninit.

Lobimi për njohje të reja është kthyer në një prioritet parësor për qeverinë e Kosovës, pas një periudhe ngërci të krijuar për shkak të ngritjes së institucioneve.

Top Channel