Kuci: Hajnitë? Kush ka fakte t’i drejtohet gjykatës

22/06/2011 18:50

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj protestave të sotme të lëvizjes Vetëvendosje, duke u shprehur në favor të manifestimeve por kundër fyerjeve dhe ofendimeve.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuci ka deklaruar në një konferencë për shtyp se, ata që kanë fakte për “hajni” t’i drejtohen gjykatave.

Kuci ka folur në emër të qeverisë për bisedimet e kundërshtuara me Serbinë, duke theksuar se, me Beogradin nuk do të ketë asnjë pakt jashtë Kushtetutës së Kosovës.

Ndërkohë, as në mbledhjen e sotme qeveria e Kosovës nuk ka marrë në shqyrtim ligjin për vlerat e luftës së UCK-së.

Ministri Kuci ka sqaruar se mbi këtë ligj ende po punohet dhe ka shtuar se shumë shpejt ai do të kalojë për procedim në Kuvendin e Kosovës.

Top Channel