Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka mirëpritur votëbesimin që i është dhënë qeverisë së Jorgo Papandreut nga Parlamenti i Greqisë.

Në reagimin e saj pas lajmit, Merkel e ka vlerësuar votëbesimin si “një hap të rëndësishëm” për shtetin helen, që ndodhet në krizë të thellë ekonomike.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe javën e ardhshme do të vijë hapi tjetër”, ka deklaruar Merkel, duke iu referuar miratimit të paketës anti-krizë.

Kancelarja ka ritheksuar para Bundestagut se paketa në fjalë do të jetë vendimtare për ndihmën e radhës që FMN dhe BE kanë në plan për Greqinë.

Qeveria e riformatuar greke u votëbesua në orët e para të mengjesit të sotëm, pas një seance të gjatë e të tensionuar, me 155 vota pro dhe 143 kundër.

Top Channel