Pas një seance me debate të tensionuara midis udhëheqësve të partive
politike greke, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, parlamenti
grek i ka dhene votebesimin qeverise se re te kryeministrit Papandreu,
me 155 vota “pro” të deputetëve socialistë dhe 143 “kundër” të atyre të
opozitës. (UPDATE)

Pas nje fryme proteste ne gjirin e deputeteve te Partise Socialiste ne javen e kaluar, kabineti i ri duket se ka kaluar keshtu pengesen e pare te rendesishme ne menyre qe te shkoje drejt sfides me te madhe, asaj te votimit brenda dates 30 qershor, te Planit Afatmesem me masat e ashpra financiare me vlere prej 28 miliard eurosh per mbare popullin grek qe eshte edhe kushti kryesor per marrjen e kestit te peste te ndihmes ekonomike.

“Ky votebesim eshte nje kontrate me popullin grek eshte nje kontrate per ato qe ne mund te premtojme, por njekohesisht edhe per ato qe nuk mund te beje qeveria. Eshte gjithashtu nje premtim per ate qe cdo grek do te bente per atdheun e tij”, tha kryeministri Papandreu.

Kryeministri u ka bere thirrje te gjithe deputeteve qe te vazhdoje lufta per shpetimin e vendit dhe se kjo vote con mesazhin qe ne fund te ketij tuneli ku ndodhet Greqia ka nje drite shprese.

Nga ana e tij kreu i konservatoreve Andonis Samaras edhe njehere ka perseritur se nuk i jep votebesimin kesaj qeverie dhe se nuk do te aprovoje Planin Afatmesem ne parlament.

“Ne se ju pelqejne referendumet z. Papandreu, atehere beni referendumin me te madh, shpallni zgjedhje te parakohshme”, u shpreh Samaras.

Votebesimi i qeverise greke eshte ndjekur me interes te jashtezakonshem nga te gjitha mediat e huaja, te cilat kane transmetuar direkt fjalimin e kryeministrit Papandreu si dhe castin e votimit. Por kane transmetuar gjithashtu me reportazhe speciale edhe ngjarjet jashte salles aty ku protestonin mbi 20000 qytetare te Levizjes se te Indinjuarve qe kishin rrethuar ndertesen.

Top Channel