Ekspertë të mjekësisë ligjore në Kosovë kanë zhvarrosur eshtrat e pesë personave, që mendohet të jenë viktima të luftës së viteve 1998-99.

Lajmin e ka bërë të ditur misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, përmes një komunikate për shtyp.

“Ekspertët kanë zhvarrosur mbetjet trupore të pesë personave nga një varr i pashënuar në Gjakovë. Individët dyshohet se janë viktima të luftës në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Top Channel