Bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës duket se kanë hyrë në krizë, pasi data e mbajtjes së raundit të radhës nuk dihet ende.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Vecernje Novosti”, sipas të cilës ekipet mund të takohen vetëm në fillim të korrikut dhe jo në fund të qershorit, sic është thënë deri tani.

Sipas gazetës, takimi i radhës mund të zhvillohet vetëm sepse Brukseli zyrtar pret arritjen e disa marrëveshjeve konkrete mes palëve.

Flitet se marrëveshjet e para kanë të bëjnë me kadastrën, regjistrat e amzës, si dhe me njohjen e dokumenteve reciproke.

Duke iu referuar burimeve diplomatike të BE-së, gazeta shton se pala kosovare dhe ajo serbe kanë kërkuar më shumë kohë për nënshkrimin e tyre.

Top Channel