Protesta e Vetëvendosjes

21/06/2011 20:20

Një ditë para protestës së 22 qershorit, lideri i lëvizjes Vetëvendosje inkurajon qytetarët e Kosovës që të jenë pjesë e saj.

Ai përmendi tri llojet e vjedhjes që bëhen nga pushtetarët kosovarë e që, sipas tij, janë manipulimi me tenderët, shitja e ndërmarrjeve publike si dhe marrëveshja me Serbinë përmes së cilës po vidhet territori i Kosovës.

Sipas tij, ajo do të jetë e qetë, ndërsa në mënyrë simbolike protesutesit do t’i nxjerrin xhepat jashtë. Parullat brohoritjet dhe fjalimet do të jenë pjesë e protestës.

I pyetur nga Top Channel për deklaratat e qeveritarëve se në vend të ofendimit duhet të jepen alternativa Kurti tha se alternativë e vetme është të mos vidhet.

Ndërsa, sa i përket shtyrjes së interpelancës së kryeministrit për dy javë nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, Kurti e konsideron një shprehje paniku që ka kapuar qeverinë e Kosovës.

Protestës së 22 qershorit nën moton “Kundër hajnisë”, sipas liderit të Vetëvendosjes, do t’i bashkohen shoqata dhe sindikata të ndryshme në Kosovë. Vetëvendosje tha se për protestën e së mërkurës është njoftuar Policia e Kosovës.

Top Channel