Burime të Kosovapress-it nga veriu kanë bërë të ditur se persona të
panjohur kanë hedhur të martën në mëngjes në Leshak një mjet shpërthyes
në makinën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në makinën e
majores Olga Stefanovic.

Sipas këtyre burimeve, hedhja e eksplozivit në makinën e policisë ka qenë e qëllimshme dhe është kryer nga grupe ekstremistësh serbë. Në momentin e hedhjes së mjetit shpërthyes vetura e tipit Huyndai me targa të policisë ka qenë e parkuar para shtëpisë së oficeres së lartë të policisë, Stefanovic.

Ndërkaq hedhjen e eksplozivit e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të policisë në Mitrovicë. Nystret Mehmeti, shef i operativës ka theksuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet lidhur me këtë rast.

Top Channel