Në Kuvendin e Kosovës është shtyrë sërish interpelanca me kryeministrin
Hashim Thaci, i thirrur për të dhënë llogari mbi shpenzimet financiare
për autostradën Vërmicë-Merdare.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se interpelanca është shtyrë pasi kryesia është njoftuar nga zyra e qeverisë se Thaci nuk do të jetë në Kosovë javën e ardhshme.

Krasniqi ka bërë të ditur se gjasat më të mëdha janë që interpelanca të mbahet në fillim të korrikut, ndërkohë që ka paralajmëruar mungesën edhe të disa deputetëve.

Seanca në fjalë është kërkuar nga grupi parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon për parregullësi dhe korrupsion me nënshkrimin e kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel-Enka”.

Fillimisht ajo ishte parashikuar për më datë 20 qershor, por u shty për shkak të vdekjes së deputetes Nekibe Kelmendi.

Top Channel