PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese
Lëvizja Vetëvendosje duket se po thyen armëpushimin me qeverinë.
Vetëm 6 muaj pas hyrjes në parlament, kjo lëvizje i është rikthyer protestave kundër kryeministrit Hashim Thaci, ku një e tillë e madhe pritet të mbahet më 22 qershor nën moton “Kundër hajnisë”.
Pikënisja e protestave pritet të jetë Qendra Universitare e Kosovës për të marshuar më pas drejt qendrës së kryeqytetit, Prishtinë.
Dy ditë para protestës, aktivitetet e lëvizjes Vetëvendosje janë intensifikuar. Shpërndarja e fletushkave me moton “Kundër hajnisë”, është aktiviteti i radhës.
Aktivistë të lëvizjes thonë për mediat se njerëzit duhet të dalin për të protestuar për gjendjen e keqe në të cilën ndodhen.
Top Channel