Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, pas pjesëmarrjes në forumin e
BE-së, do të vijojë qëndrimin në Luksemburg, ku do të zhvillojë takime
me autoritetet lokale.

Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme kosovare, Hoxhaj do të takohet me homologun dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së Luksemburgut.

Në takimet në fjalë do të diskutohet asistenca ndaj Kosovës për integrimet evropiane dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë pjesëmarrjes në forumin e BE-së, shefi i diplomacisë kosovare është takuar me zyrtarë të lartë evropianë, të cilët i kanë shprehur mbështetjen e tyre për progresin e shtetit të ri.

Top Channel