Qeveria greke do të përballet me një votëbesim, hapi i parë thelbësor
drejt sigurimit të ndihmës prej 12 miliardë eurosh nga FMN dhe BE.

Nëse qeveria i mbijeton votëbesimit, Parlamentit grek do t’i kërkohet të mbështesë shkurtimet e fundit të shpenzimeve me vlerë 28 miliardë euro.

Këto masa anti-krizë dhe reforma të tjera duhet të prezantoheshin para Bashkimit Evropian dhe FMN-së për të liruar fondet.

Greqisë i duhen huatë për të paguar borxhet e saj. Votimi i sotëm bëhet pas ndryshimeve në kabinet, të cilat kryeministri Jorgo Papandreu i bëri gjatë ditës së premte.

Papandreu shpreson se kabineti i ri, në vecanti ministri i ri i Financave Evangelos Venizelos, do të ndihmojë në sigurimin e mbështetjes së Parlamentit për masat anti-krizë, që deri tani kanë shkaktuar protesta të gjera popullore.

Top Channel