Britania do të mbështesë Kosovën në procesin e njohjeve dhe shtetformimit të saj.

Është ky mesazhi që ministri britanik për Evropën, David Lidington i ka përcjellë ministrit të Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj, gjatë një takimi në Luksemburg.

“Ne do të mbështesim Republikën e Kosovës që të ketë sa më shumë njohje dhe të jetë pjesë e nismave rajonale e ndërkombëtare”, ka deklaruar Lidington.

Ndër të tjera, diplomati britanik ka kërkuar rezultate konkrete nga dialogu Serbi-Kosovë, duke nënvizuar se integrimi i Serbisë në BE do të varet nga marrëdhëniet e saj me vendet fqinje.

Top Channel