Pas një sëmundjeje të rëndë që prej disa muajsh, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, ka ndërruar jetë.

Ajo ka vdekur të dielën në mbrëmje, pas orës 21.00. Lajmin e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, duke u percjelle me pas nga mediat e Kosoves.

Kelmendi ka qenë bashkëthemeluese e LDK-së. Në Qeverinë e kaluar, Nekibe Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, dhe njëkohësisht kryente funksione të larta partiake në LDK.

Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat serbe vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi, si dhe të dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.

Top Channel