Në Lukemburg sot fillon Forumi për Ballkanin Perëndimor, në të cilin, ku
përvec ministrave të jashtëm të vendeve të këtij rajoni, marrin pjesë
edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe
zyrtarët e lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe Stefan Fyle.

Pritet që temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit.

Raportohet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të bëjë me dije edhe axhendën për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë

Top Channel