Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci i ka bërë thirrje sot lëvizjes Vetëvendosje që të lërë mënjanë ofendimet dhe të ofrojë alternativa konkrete.

“Kosova është një vend demokratik ku mund të shprehen pakënaqësitë, por ato duhet të jenë sipas normave ligjore”, ka deklaruar Kuci.

Reagimi i tij ka ardhur pasi Vetëvendosje ka paralajmëruar për ditën e mërkurë një protestë me moton “kundër hajnisë”.

Partia e Albin Kurtit akuzon qeverinë e kryeministrit Hashim Thaci se po grabit vendin përmes privatizimeve të PTK-së dhe KEK-ut, si dhe emigrantët me taksën që duhet të paguajnë kur vijnë në Kosovë.

Top Channel