“Borxhi i Greqisë po ndihmohet dhe do të ndihmohet vetëm nëse do të respektohen të gjitha angazhimet e marra përsipër nga qeveria e Athinës për masat anti-krizë”.

Kështu ka deklaruar presidenti i eurogrupit, Jean Claude Juncker, duke folur në përfundim të takimit që është zhvilluar në Luksemburg gjatë fundjavës.

“Për këtë arsye ne presim të shohim raportin e Komisionit Europian mbi ecurinë e negociatave me Greqinë dhe marrjen e masave të reja nga Parlamenti grek”, ka pohuar Juncker.

Ai ka shtuar se mes ministrave të Financave të BE është rënë dakord për mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm më 3 korrik për të shqyrtuar progreset e realizuara nga qeveria greke.

“Këto progrese janë jashtëzakonisht thelbësore për zhbllokimin e këstit të ardhshëm të ndihmave”, ka shtuar Juncker.

Top Channel